Site icon Telegrafi

Mënyra më e sigurt për të ecur mbi akull është duke e imituar pinguinin

Me ardhjen e dimrit, njerëzit të cilët jetojnë në zona më të akullta duhet ta ushtrojnë veten se si të ecin në sipërfaqe rrëshqitëse.

Për disa, kjo gjë është e lehtë. Për disa tjerë, lëndimet janë të pashmangshme, transmeton Telegrafi.

Por, kur të keni nevojë për ndonjë ide se si të jeni më të sigurt gjatë ecjes mbi akull, vetëm mbajeni mend këtë: ecni si pinguin!

Kur ne ecim, ne e mbajmë qendrën e gravitetit mes këmbëve tona, në atë mënyrë që secila këmbë ta mbështet gjysmën e peshës sonë. Për shkak se njëra këmbë gjendet në një kënd të caktuar, ne kështu rrezikohemi më shumë ta humbasim balancimin.

Pinguinët nuk ecin në këtë mënyrë. Këmbët e tyre janë shumë të shkurta, andaj ata duhet të ecin duke u tundur dhe kështu e mbajnë të gjithë peshën në të njëjtën këmbë.

Prandaj, kur të jeni mbi akull, bëni siç bëjnë pinguinët.

Mbajeni qendrën e gravitetit në njërën këmbë dhe bëni hapa të vogël, edhe nëse ju duket qesharake. Mbani duart jashtë xhepave dhe, nëse rrëzoheni, mundohuni të bini me kofshë, ijë ose shpatulla.

Mos u rrëzoni në duar sepse mund t’i lëndoni kyçet. /Telegrafi/

Exit mobile version