Kur keni limonë, mund të jetë joshëse t’i vendosni në një tas dhe t’i shfaqni si dekor mbi tavolinë. Por, pas disa ditësh në ambient të hapur është shumë e vështirë që limonët të jenë ende të fortë dhe ashtu si në fillim.
Limonët e bëjnë më të shijshme dhe të veçantë një pjatë apo pije, kështu që është shumë mirë t’i kemi, por çelësi për të marrë më të mirën prej tyre është te mënyra e ruajtjes
Limoni mund të duken si një frutë që mund të mbahet mbi banakun e kuzhinës pa problem, por duhet të dini se limoni e pëlqen të ftohtin. Limonët gjithashtu kanë nevojë të mbrohen nga ajri, i cili i vyshk.
Për të mbajtur limonët të freskët dhe në formën e tyre më të mirë deri në një muaj, mund t’i vendosni ata në një enë xhami ovale me kapak dhe t’i ruani në frigorifer. I ftohti dhe mbyllja hermetike ndaj ajrit krijojnë një mjedis të përsosur për të ruajtur limonët deri sa të keni nevojë për ta.
Shumë faqe në internet rekomandojnë që t’i mbysni limonët në ujë ndërsa i ruani. Për freski përfundimtare dhe një shtresë të dyfishtë mbrojtjeje mund të shtoni ujë në enë para ruajtjes në frigorifer.
Zgjedhje e zgjuar
Që limonët tuaj të jetojnë më gjatë dhe të kenë shumë lëng deri kur t’i përdorni fillimisht duhet të keni parasysh edhe që të zgjidhni limonë të mirë. Zgjidhni limonë që kanë lëkurë të ndritshme dhe të fortë.
Limonët me më tepër lëng do të kenë peshë të mirë dhe do të japin shumë lëng kur të shtrydhen. Limonët që janë të thatë nuk janë më të mirët ose nuk janë ruajtur siç duhet.
Shije dhe gjallëri
Tani që keni shumë limonë të freskët, përdorini me bollëk kur gatuani! Mund ta hidhni në gatimet tuaja apo mbi sallatë, shkruan revista Shije. Gatimet do të kenë shije të mirë dhe do të duken edhe më bukur.
Duke zgjedhur limonët në kulmin e tyre dhe duke i ruajtur siç duhet, do të keni gjithmonë limonë kur t’iu duhen.
Këshillë eksperti
Për të marrë maksimumin e sasisë së lëngut nga limonët lërini limonët e ftohtë në temperaturën e dhomës dhe rrotullojini mbi banak me pëllëmbën e dorës përpara se t’i shtrydhni. /Telegrafi/