Telegrafi

Menyja ndikon në zgjedhjen e ushqimit

Në një hulumtim është kërkuar nga disa participantë që të zgjedhin njërin nga dy llojet e akulloreve (të zakonshme dhe me më pak yndyrë), ndërsa nga grupi tjetër është kërkuar që të zgjedhin njërën nga dhjetë lloje të akulloreve.

Rezultatet e botuara në revistën “Journal of Consumer Research” kanë treguar se vetëm 20% e të anketuarve kanë zgjedhur akulloren pa yndyrë te grupi që duhej të zgjidhnin nga dy akullore.

Ndërsa te grupi që kanë pasur më shumë zgjedhje, 37% e të anketuarve kanë zgjedhur akulloret me më pak yndyrë.

Rezultate të ngjashme janë fituar edhe në rastet kur është dashur të zgjedhin ndërmjet biskotave dhe pemëve. /Telegrafi/