Site icon Telegrafi

Menyja e Jason Statham do t’ju tronditë! Këto i ka konsumuar për 18 vite që t’i mbajë muskujt e barkut

Jason Statham, aktor i famshëm që vitin tjetër do ta festojë ditëlindjen e 50’të, ende duket më seksi se një pjesë e madhe e meshkujve më të rinj.

Një ndër arsyet se përse muskujt e tij duken si të skulpturuar është se ai është i interesuar në sport, gjë që i ka pëlqyer qysh kur ai ishte fëmijë, transmeton Telegrafi.

Ai ka luajtur futboll, por edhe ka qenë pjesë e British nacional Swimming për 12 vite. Në fund, ai ishte bërë anëtarë i një agjencie, gjë që e kishte futur atë në botën e modelimit.

Jason, i cili ka praktikuar kung fu, karate dhe boks, ka qenë gjithmonë strikt për ushqimin dhe trajnimet e tij. Ai thotë se 95për qind e ushqimit të tij është i shëndetshëm, ndërsa 5 për qind janë ushqime që i konsumon herë pas here.

Statham ka treguar në një intervistë se konsumon muesli, fruta të freskët dhe vezë të ziera për mëngjes.

Për drekë, ai i lejon vetes më shumë, por prapë shujta është e kontrolluar rreptë.

Statham tregon se nuk duhet të konsumoni ushqim pas orës shtatë në mbrëmje dhe se ushqimet duhet të jenë të pasura me proteina. Ai sugjeron të konsumoni mish pule, peshk etj., me perime dhe sallata.

“Mos harroni që është shumë e rëndësishme të konsumoni të paktën tri litra ujë në ditë, e gjithashtu edhe lëngje të freskëta të frutave të cilat janë me sheqer dhe alkool”, tregon ai.

Është tejet tronditëse fakti se aktori ka arritur t’i përmbahet një diete të tillë për kaq shumë vite dhe asnjëherë nuk i ka humbur muskujt, për të cilët edhe është shumë i njohur. /Telegrafi/

Exit mobile version