Site icon Telegrafi

Menyja anti-lodhje

Për të rigjetur energji, vitalitet dhe ton nëpërmjet hekurit, duhet të mendoni për vitaminat B6, B12, C dhe PP, të cilat kanë një reputacion kundër­anemik. Për t’u pajisur me energji, jo vetëm që duhen zgjedhur mirë ushqimet, por edhe duhen kombinuar mirë.

Drithërat: duhet të jenë të pasura me vitamina B6 dhe PP.

Frutat e thata: të konsumuara tre herë në javë furnizojnë me hekur njëlloj si mishi.

Mishi i kuq: duhet të konsumohet tre herë në javë. Respektoni të njëjtën frekuencë edhe për peshkun (toni, salmoni) në lidhje me vitaminën B12 e PP. Dhe përgjatë të njëjtit vakt merrni proteina të kafshëve dhe vegjetale. Në fakt, thithja e hekurit që përmbahet në këto të fundit do të shumëfishohet 2 – 3 herë. Shembull: mish+fasule ose vezë+spinaq.

5-6 vezë në javë: sasia ideale për të furnizuar organizmin me vitamina A, B, D, E.

Duhet evituar:

* Të pini çaj gjatë ose në fund të vakteve, sepse ul thithjen e hekurit më shumë se 10%.

* Orizi ose pilaf dhe buka e zezë nuk këshillohet. Acidi folik që përmban pengon thithjen e hekurit.

* Nëse konsumimi i alkoolit, kafes, duhanit, stimulon në një fazë të parë, më pas fillon të stimulojë lodhjen.

/Telegrafi/

Exit mobile version