Telegrafi

Mëngjesi i shëndoshë të mban të dobët

Këtë e kanë treguar shkencëtarë të Universitetit Minnesota (SHBA) në bazë të një studimi me mbi 2000 të rinj amerikan.

Pas pesë vjetësh personat që e linin vaktin e parë të ditës peshonin mesatarisht rreth 2,3 kg më shumë. Ndërsa, personat që hanin rregullisht mëngjes merrnin më tepër kalori dhe i digjnin ato më shumë gjatë ditës. Megjithatë jo vetëm për të rinjtë është i rëndësishëm vakti i parë i ditës.

Një studim tjetër i Universitetit Cambridge me 7000 persona të moshës së mesme, tregon se edhe këtu njerëzit që ushqehen në mëngjes, shtojnë më pak në peshë. /Telegrafi/