Site icon Telegrafi

Menez e Mexes ndër më të mirët e javës

Rossonerët po ashtu regjistruan fitore duke mposhtur Cagliarin me rezultat 3-1, në një ndeshje ku Jeremy Menez e Philippe Mexes ishin për t’u lëvduar.

Kampioni dhe lideri, Juventus, vazhdoi rrugëtimin drejt titullit duke triumfuar ndaj Genoas (1-0).

Interi pësoi humbje nga Sampdoria (1-0), Napoli (1-1 ndaj Atalantas) dhe Fiorentina (2-2 ndaj Udineses) barazuan, ndërsa Lazio mposhti Hellas Veronan (2-0).

Formacioni i javës së 28-të në Serie A (4-3-3):

Portier: Eugenio Lamanna (Genoa).

Mbrojtës: Cristiano Molinaro (Torino), Kalidou Koulibaly (Napoli), Philippe Mexes (Milan), Matias Silvestre (Sampdoria).

Mesfushorë: Roberto Soriano (Sampdoria), Marco Benassi (Torino), Riccardo Saponara (Empoli).

Sulmues: Felipe Anderson (Lazio), Mario Gomez (Fiorentina), Jeremy Menez (Milan).

/Telegrafi/

Exit mobile version