Telegrafi

Mendy: Do refuzoja Chelsean, doja vetëm Cityn

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, ka thënë se ishte i gatshëm të largohet nga Monaco vetëm për Cityn.

Francezi ia kishte bërë të ditur ish-klubit të tij se dëshironte me çdo kusht të puronte me Pep Guardiolan dhe për këtë do refuzonte edhe kalimin e mundshëm te Chelsea.

Lexo po ashtu Mendy tregon se si duket fytyra e Edersonit pas ndërhyrjes brutale nga Mane (Foto)

“Vasim (zëvendës-presidenti i Monacos) më ka kërkuar shumë herë të qëndrojë”.

“Do e refuzoja Chelsean sikur të më kërkonte, doja të punoja me Guardiolan dhe këtë ia thash edhe atij. Doja vetëm kalimin te City”, ka thënë Guardiola.

Aktualisht City renditet në vendin e dytë në Ligën Premier me 10 pikë, aq sa Manchester Unitedi në të parin. /Telegrafi/