Telegrafi

Mendy kthehet në stërvitje pas gjashtë muajve, Sterling rikthehet gjithashtu nga lëndimi

Manchester City ka marr lajme të mira gjatë ditës së sotme (e hënë) pasi në stërvitje janë kthyer dy lojtarë: mbrojtësi Benjamin Mendy dhe sulmuesi anësor, Raheem Sterling.

Mendy është rikthyer në stërvitje me bashkëlojtarët e tij te Manchester Cityt.

Rikthimi i mbrojtësit francez vjen pas gjashtë muajve jashtë fushave shkaku i lëndimit të ligamentit krucial të këmbës.

Lexo po ashtu Transferimi 60 milionësh i Cityt humb fillimin e sezonit pa debutuar ende

Mbrojtësi i majtë francez bëri një fillim impresiv me jetën e tij në Etihad Stadium, pas transferimit të tij shumë të përfolur prej 52 milionë funteve nga Monaco.

Megjithatë, 23-vjeçari pësoi një lëndim serioz gjatë një dueli me Andro Toëstend në fitoren 5-0 të Cityt ndaj Crystal Palace në shtator.

Pas një interviste me faqen zyrtare të Cityt javën e kaluar, Mendy tha se po synonte një kthim në derbin e 7 prillit kundër Manchester United, por ai ishte fotografuar duke punuar me topin së bashku me pjesën tjetër të skuadrës së Pep Guardiola të hënën.

Lexo po ashtu Në dyshim e ardhmja e Sterling te Man City

Mendy tani ka për qëllim përgatitjen e fortë për tu kthyer në skemat e trajnerit spanjoll dhe të fitoj një vend te Kombëtarja e Francës për Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Edhe Raheem Sterling u kthye në fushën e trajnimit pasi më parë humbi tri ndeshjet e fundit me City pas një problemi muskulor, e cili e la jashtë fushave për rreth dy javë. /Telegrafi/