Telegrafi

Mendy imiton luanin Ibran, por francezi e krahason vetën me një kafshë tjetër (Video)

Zlatan Ibrahimovic u rikthye nga lëndimit rreth shtatë muajsh dhe kur u pyet nga gazetari se a kishte dyshuar ndonjëherë se nuk do e arrinte këtë ai tha: “Luanët nuk shërohen njëjtë si njerëzit”.

Pas kësaj fraze suedezi u bë sensacion në rrjetet sociale dhe media.

Lexo po ashtu Intervista e Ibras pas ndeshjes ka marrë vëmendjen e të gjithëve: Luanët nuk shërohen si njerëzit (Video)

Gjithë këtë vëmendje nuk e la pa e shfrytëzuar edhe Benjamin Mendy, i cili është i njohur për postimet e tij në Twitter me plot shaka.

Ish-ylli i Monacos i cili u lëndua gjatë shtatorit ka postuar një video ku shikohet duke luajtur me top dhe në hashtag ka shkruar: “Peshkaqenët nuk shërohen si njerëzit”.

Por, kjo nuk i ka pëlqyer edhe shumë tifozëve, gjë e kuptueshme duke parë rivalitetin e madh të klubeve.

Tifozët i kanë kërkuar francezit të mos kopjojë nga rivalët dhe të jetë vetvetja. /Telegrafi/