Site icon Telegrafi

Menduan se krokodilin që e shpëtuan ishte i “butë” – reptili ia kafshon dorën indonezianit që deshi t’i japë ushqim

Ky është momenti tronditës kur një gjysh në Indonezi është kafshuar nga një krokodil i shpëtuar, për të cilin vendasit besonin se ishte i zbutur.

Pensionisti i paidentifikuar dhe turistë të tjerë kishin vizituar zvarranikun që u shpëtua nga një përmbytje javën e kaluar, dhe u mbajt në një park lokal për adhuruesit për të bërë oferta.

Duke besuar se krokodili ishte i urtë, i moshuari zgjati dorën për të ofruar pak ushqim – vetëm që grabitqari ta kapte keq në krahun e tij dhe ta fuste në ujë.

Pamjet tregojnë shikuesit e tmerruar duke bërtitur ndërsa krokodili përplasi plakun përpara se ta lëshonte, transmeton Telegrafi.

Zjarrfikësit mbërritën më vonë për të dërguar të moshuarin në një spital me një krah të lënduar rëndë në Sulawesi.

“Gjyshi u kafshua nga një krokodil kur donte t’i jepte ushqim. Banorët e evakuuan menjëherë dhe ai u dërgua me urgjencë në spital pasi dora e tij ishte lënduar rëndë”, tha Siti Aisyah. /Telegrafi/

Exit mobile version