Telegrafi

Mendonte se po transferohej te Manchester United!

Manchester City's Yaya Toure shouts during a Champions League round of 16 second leg, soccer match between FC Barcelona and Manchester City at Camp Nou stadium, in Barcelona, Spain, Wednesday, March 18, 2015. (AP Photo/Manu Fernandez)

Yaya Toure ka zbuluar se ai ka menduar se po transferohej te Manchester United dhe jo në Manchester City pas largimit nga Barcelona në vitin 2010.

Toure u transferua në verën e vitit 2010 në Etihad Stadium nga Barcelona për 24 milionë funte, por ai nuk ishte i sigurt për këtë klub pas një keqkuptimi me agjentin.

”Agjenti im më tha se ekipi im i ardhshëm ishte me fanella të kaltra dhe i kam parë Man United në një ndeshje me fanella të tilla”.

“Atëherë, Man City ishte gjithnjë nën hijen e tyre. Ishte e pabesueshme. Man United është klub i madh dhe unë i respektoj ata mjaft shumë”, u shpreh mesfushori nga Bregu i Fildishtë.