Cristiano Ronaldo është rikthyer te Manchester United, por që është duke punuar që të largohet në këtë verë.
Dje (e martë), ylli portugez së bashku me agjentin e tij – Jorge Mendes u takuan me Erik ten Hag dhe zyrtarët e tjerë të klubit, derisa ishte kërkuar edhe ndihma e Sir Alex Fergusonit për ta bindur 37-vjeçarin që të vazhdojë në “Old Trafford”.
Mirëpo, sipas asaj që raporton El Partidazo de Cope, Mendes ka kërkuar nga Djajtë e Kuq që t’i rinovojnë kontratën pesë herë fituesit të Topit të Artë dhe ta dërgojnë në huazim.
Atletico Madridi thuhet se është i gatshëm ta transferojë Ronaldon dhe ideja për ta huazuar për një edicion do të ishte mese e pranuar për ta.
Portugezi e dëshiron futbollin e Ligës së Kampionëve, andaj po ashtu do të ishte i gatshëm të largohej si i huazuar.
Manchester United në edicionin e ri do të luajë në Ligën e Evropës, garë kjo që kurrë nuk e ka poseduar Ronaldon. /Telegrafi/