Vlerësoni mikpritjen e dikujt dhe ai respektim do të jetë i dyanshëm
A keni pyetur ndonjëherë veten çfarë duhet të bëni kur për herë të parë shkoni në shtëpinë apo në banesën e ndokujt?
Përgjigjja e kësaj pyetjeje fshihet në mençurinë e vjetër japoneze dhe është: t’i mbyllni sytë, transmeton Telegrafi.
Edhe pse kjo, në shikim të parë, tingëllon çuditshëm, kjo thënie gjithsesi ka kuptim. Ajo thotë: Nëse hyni në shtëpinë e ndokujt, bëhu i verbër, kur të dalësh – i pagojë. Mos gjurmoni mungesa në shtëpinë në të cilën hyni dhe, nëse i shihni, mos i tregoni askujt.
Çfarë do të thotë kjo?
Krahas edukatës dhe respektit të mikpritësit, është e rëndësishme të mos shikoni në shtëpi përreth dhe t’i vëreni gjërat të cilat duhet rregulluar, zgjidhur, pastruar. Pluhuri në dysheme nuk është pasqyrë e të gjithë njerëzve, lodrat e shpërndara gjithashtu nuk janë tregues i prindërimit të keq.
Mbase thjesht nuk ka pasur kohë, forcë – ato janë jetët e tyre dhe nuk duhet kërkuar shkaqet.
Prandaj, në Japoni thuhet mbylli sytë kur shkon te ndokush, për të mos i kushtuar kujdes këtyre gjërave, kur të dalësh nga shtëpia – mbyll gojën.
Nëse u flisni keq të tjerëve për mikpritësit tuaj, tregoni mungesë respekti, energjia të keqe dhe ajo kthehet tek ju.
Respektoni njerëzit e tjerë, vlerësoni mikpritjen e dikujt dhe ai respekt do t’ju kthehet. /Telegrafi/