Kanë kaluar tre vjet e gjysmë pas aksidentit që ka pësuar në Alpe, gjendja e shtatë herë pilotit të Formula 1, Michael Schumacherit vazhdon të jetë jo e qëndrueshme edhe pse lajmet që vijnë nga familjarët e tij janë pothuajse zero.
Sabine Kehm menaxherja e pilotit gjerman në një intervistë për “Focus.de” shpjegon përse familja do ta mbajë gjithmonë jashtë vëmendjes së publikut gjendjen e Schumacherit.
“Michael gjithmonë ka vendosur një distancë mes jetës publike dhe private dhe tifozët e mediat e kanë pranuar një gjë të tillë. Vendimi për të mbrojtur privatësinë nga publiku ka qenë për interesin e Schumi. Në 29 dhjetor 2013, kur ndodhi aksidenti isha me prindërit e mi, pasi kishim festuar Krishtlindjet. Më telefonoi një gazetar francez dhe më thoit që Michael ka pësuar aksident”.
“Donte konfirmim, por unë e mësova lajmin vetëm pasdite lajmin. Mëngjesin e ditës tjetër e mora vesh lajmin dhe shkova në spital. Një gazetar ishte veshur si prift, ndërsa një tjetër gënjente dhe ishte prezantuar si babai i tij. Në fillim stafi nuk e kishte kuptuar për çfarë bëhet fjalë. Ishin kohë shumë të vështira”, ka thënë Kehm. /360sport/