Site icon Telegrafi

Menaxheri i Suedisë, Janne Andersson e turpëroi duke i futur topin mes këmbëve – zyrtari i Polonisë reagon me zemërim

Menaxheri i Kombëtares së Suedisë, Janne Andersson mund të ketë prodhuar njërën nga ‘driblimet’ më të mira në Euro 2020, duke ia futur topin mes këmbëve një anëtari të stafit të Kombëtares së Polonisë.

Suedia qenë njëra nga ekipet surprizë në turneun e kësaj vere dhe janë kualifikuar në krye të Grupit E përpara Spanjës.

Një fitore 3-2 ndaj Polonisë të mërkurën në mbrëmje vulosi pozicionin e tyre dhe kalimin në fazën e 1/8-tës dhe Andersson vendosi të argëtohej në zonën e tij.

Duke parë një zyrtar të Polonisë që po vinte të merrte topin, Andersson vendosi t’ia kalojë atij në mes këmbëve dhe e ‘turpëroi’ plotësisht.

Ky ‘driblim’ i Anderssonit e nervozoi zyrtarin e Polonisë, i cili i zemëruar shkaktoi polemika me trajnerin suedez.

Menaxheri i Polonisë, Paulo Sousa pastaj e nxiti zyrtarin e shtypit të qëndronte i qetë para se të shkëmbente fjalët me Andersson.

58-vjeçari diskutoi aftësitë e tij të mira në konferencë pas ndeshjes dhe ai nuk mund të përmbante buzëqeshje.

“Unë e driblova atë me topin mes këmbëve dhe pastaj ai u irritua pak më shumë. Unë jam shumë i kënaqur me atë driblim”, ka thënë fillimisht Andersson.

“Kanë kaluar disa vjet që kur unë nuk guxoja të godisja një top fare. Por kjo nuk ishte për të tallur në asnjë mënyrë. Ai erdhi tek ne dhe pastaj unë e driblova në mes të këmbëve të tij”.

“Ishte plotësisht i pafajshëm. Ai erdhi në zonën tonë teknike dhe unë nuk mund të ndihmoja, por ta dribloja me topin mes këmbëve”.

“Siç thashë, nuk ishte për të tallur në asnjë mënyrë, por ai nuk kishte të drejtë të ishte aty. Ne biseduam më pas dhe u bëmë miq të mirë përsëri”, përfundoi suedezi.

Ndryshe, Suedia tani do të përballet të martën me Ukrainën në fazën e 1/8-tës. /Telegrafi/

Exit mobile version