Nuk ishte një javë e lehtë për Sebastian Vettelin. Së pari, ishte shtypi italian që i bëri kritika të ashpra për aksidentin me Max Verstappen në Grand Prix të Britanisë së Madhe 2019.
Dhe tani Luca Baldisserri po e qorton për dëshirat e shumta të gjermanit si pilot, e cila gjë po i kushton në gara.
Baldisserri, teknik me famë të madhe në Kampionatin Botëror të Formula 1, i cili ka menaxhuar edhe Michael Schumacherin gjatë epokës së artë në Maranello, tha për ‘Pit Talk’ se kampioni katër fisht është një pilot i mbivlerësuar, i cili nuk mund të konsiderohet trashëgimtari i Schumacher.
“Sebastian Vettel është një shofer i mbivlerësuar, sigurisht që nuk është trashëgimtar i Michael Schumacher”.
“Ai gjithashtu është kampion bote katër herë, por po bën shumë gabime. Ai duhet të gjejë sërish rrugën e fitoreve. Vettel mund të ketë përvojë të mjaftueshme për të qenë një shok ideal i qëndrueshëm, mes linjave, që do të thotë se Vettel do të ishte numri 2 pas Paul le Clerc”, tha eksperti 56-vjeçar.
Ndryshe, Vettel zë pozitën e katërt të renditjes tabelore me 123 pikë, përkatësisht ka 100 më pak se lideri Lewis Hamilton. /Telegrafi/