Një raport i mëhershëm nga faqja fragliderpt doli më herët sot (e mërkurë), ku thuhej se ekipi Bad News Eagles do të nënshkruajnë me organizatën suedeze GODSENT.
Megjithatë këtë e ka mohuar menjëherë menaxheri i ekipit shqiptar, James “BanKs” Banks, i cili tha se këto janë vetëm thashetheme.
“Nuk e di nga kanë ardhur këto thashetheme, por Bad News Eagles nuk po i bashkohen GODSENT-it”, ka thënë menaxheri i skuadrës kosovare në një postim në Twitter.
“Ata kishin një ofertë të mirë për ne, por ajo bazohej në përfaqësimin e tyre në Majorin e fundit me një opsion për ta zgjatur atë, gjë që ne nuk ramë dakord ta bëjmë. Më pas nuk pati bisedime të mëtejshme”.
I do not know where these rumours came from but @_badnewseagles are not joining GODSENT.
They had a good offer for us but it was based on representing them at the the last Major with an option to extend it, which we did not agree to do.
Then there was no further talks. https://t.co/3BmjbvVo1D
— James Banks 🇺🇦 (@BanKsEsports) January 4, 2023
Por kjo nuk do të thotë se ekipi Bad News Eagles nuk ka gjetur tashmë një organizatë, pasi kohën e fundit është përfolur mjaftë shumë se ata tashmë janë më afër se kurrë nënshkrimit me shtëpinë e tyre të re.
Kjo vjen pak kohë pas largimit të trajnerit shqiptar nga ekipi Klesti ‘stikle’ Kola, ku flitej se vendin e tij do ta zë legjendari suedez Devilwalk.
Dhe kjo dërgon në dyshime se organizata me të cilën Bad News Eagles do të nënshkruajnë mund të jetë skandinave. /Telegrafi/