Kapiteni i Pescaras, Ledian Memushaj, para ndeshjes me Romën është pyetur edhe për Rey Manajn, i cili është lënë jashtë nga trajneri Massimo Oddo për arsye disiplinore.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka thënë se nuk e di se çfarë ka ndodhur mes sulmuesit të ri shqiptar dhe trajnerit, por që këto janë gjëra që ndodhin në futboll.
“Manaj? Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Nuk ndryshon asgjë, nuk është herë e parë që ndodhin këto gjëra”.
“Nuk po kalojmë në një moment të mirë, por kemi një grup cilësor dhe do të japim maksimumin në fushë”, ka thënë Memushaj për Premium Sport.
Vlen të theksohet se Roma e fitoi takimin me rezultat 3-2, por Memushaj shënoi goli në këtë sfidë. /Telegrafi/