Telegrafi

Memushaj: Nëse vijnë ofertat, do t’i vlerësojë

Ledian Memushaj ka folur për të ardhmen.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka zbuluar se nuk ka asnjë ofertë në drejtim të tij.

Memushaj u shpreh se nëse do të ketë interes për të, ai do t’i vlerësojë me qetësi.

“Këtu ndihem mirë dhe dua të qëndroj. E ardhmja ime varet nga vlerësimet që do të bëjë klubi dhe trajneri. Nuk më intereson kategoria ku luajmë, në 3 vite me këtë fanellë e kam provuar si të mirën dhe të keqen. Disa klube kanë shfaqur interesim për ju? Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk kam kontaktuar me askënd. Nëse vijnë oferta, do t’i vlerësojmë me agjentin tim”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/