Telegrafi

Memushaj: Duhet të reagojmë, sepse mundemi

Mesfushori i Pescaras, Ledian Memushaj,  ka komentuar situatën pas humbjes ndaj Chievos me rezultat 2-0.

Shqiptari ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij të vazhdojnë të luajnë të motivuar edhe pse objektivi për të qëndruar në ligë është paksa i vështirë.

“Duhet të bëjmë më shumë, edhe pse kemi humbur besimin”.

“Ne kemi vuajtur fizikisht, por kjo nuk ka të bëjë asgjë me përgatitjet që kemi bërë gjatë javës.

“Reali është ky, duhet të reagojmë, sepse ne mundemi. Tani mendojmë për lojën e së shtunës”, ka thënë Memushaj për Pescarasport24. /Telegrafi/