Telegrafi

Memushaj: Duhet të mësojmë nga gabimet

Kapiteni i Pescaras, Ledian Memushaj, ka folur pas humbjes ndaj Empolit.

Mesfushori shqiptar ka thënë se duhet me shumë punë dhe më pak fjalë.

“Punë, punë dhe punë. Nuk ka shumë për t’u thënë, rezultat flet vet. Edhe pse rezultati 0-4 nuk është pasqyrë e ndeshjes”.

“Nuk dua të flas për fatin e keq, pavarësisht kësaj ne duhet të gjejmë gabimet që kemi bërë dhe të mësojmë nga ato”, ka thënë Memushaj për PescaraSport24.it. /Telegrafi/