E ardhmja e Ledian Memushajt mund të jetë edhe larg Italisë.
Pas lajmeve për interesimin e Bolonjës, për mesfushorin shqiptar mësohet se kanë shfaqur interes edhe disa skuadra në Gjermani.
Lajmin e ka bërë publik portali italian “Tuttomercatoëeb” që ka shkruar ditën e sotme këtë gjë, duke ndezur zërat e merkatos për Memushajn.
Kapiteni aktual i Peskarës do të largohet në fund të sezonit pas ekipi i tij do të zbresë në Serinë B.
Ledian Memushaj me shumë gjasa pritet që të mbetet në Itali, por që gjithsesi edhe ofertat gjermane mund të vlerësohen nga mesfushori i Kombëtares kuqezi.