Telegrafi

Memphis Depay i kthen veturat në Holandë, kjo është arsyeja

Memphis Depay ka transportuar dy vetura të tij në vendlindjen e tij në Holandë.

Daily Mail shkruan se anësori i Untied është parë duke i dërguar në shtëpi veturën Mercedes G Wagon në vlerë 100 mijë funte.

Më parë 22 vjeçari dërgoi edhe Rolls Roycen 250 mijë funtesh të vlefshëm.

Sidoqoftë, besohet se ai thjesht po shkon atje për të pushuar dhe dëshiron të relaksohet pas sezonit zhgënjyes.

Mbetet të shihet nëse Mourinho e llogarit në planet e tij holandezin. /Telegrafi/