Site icon Telegrafi

Memphis Depay ka shënuar njërin ndër golat më të bukur të këtij viti

Memphis Depay duket se po jeton jetën e tij më të mirë në Brazil.

Ish-asi i Manchester United dhe Barcelonës po tregon se klasi është i përhershëm me golin që ka shënuar së fundmi.

Corinthians po përballej me Bahias, ndërsa holandezi ka treguar se ka ende magjinë në këmbët e tij dhe mund të shënojë super gola.

Goli i tij i fundit me fanellën bardh e zi është një gol mahnitës nga gjuajtja e lirë kundër kundërshtarit në ligë.

Në vetëm 13 ndeshje për Corinthians, sulmuesi holandez ka realizuar tashmë 10 gola. /Telegrafi/

 

Exit mobile version