Site icon Telegrafi

Melodia e preferuar e celularit redukton aftësinë e koncentrimit

Efektin më të fortë negative kanë pop-hitet e njohura, ndërsa studentët të cilët gjatë ligjëratave i janë ekspozuar ziles së tillës kanë mbajtur mend 25 për qind më pak informata për dallim nga ata që kanë dëgjuar në qetësi.

Nëse dëshironi ta shmangni shqetësimin e mjedisit, bëni kujdes që melodia të mos jetë shumë zëshme dhe si zile të telefonit mos vëni këngën e preferuar, por përmbajuni melodive “të mërzitshme” që i keni marrë bashkë me telefon.

Po ashtu, nëse shkoni në takim, por prisni telefonatë të rëndësishme, paraprakisht paralajmëroni njerëzit që do t’ju duhet të lajmëroheni në telefon – nëse e presin cingërimën e telefonit, ajo do t’i pengojë më pak në punë. /Telegrafi/

Exit mobile version