Site icon Telegrafi

Meksikani kaloi tri ditë në kanalizim – donte të eksploronte labirintin nëntokësor, por gjërat shkuan keq

Një histori e çuditshme është regjistruar në qytetin Leon, në veriperëndim të qytetit të Meksikos, ku një burrë i quajtur Antonio vendosi të eksploronte rrjetin e kanalizimeve të qytetit – por humbi.

Fatkeqësi nuk ka mundur të gjejë rrugëdalje, ndaj ka nisur të thërrasë për ndihmë. Thuhet se kaluan tre ditë para se të klithmat të dëgjoheshin nga kalimtarët.

Kur autoritetet mbërritën në vendngjarje, nuk mundën të përcaktojnë menjëherë vendndodhjen e tij, raporton metro.co.uk.

Thuhet se ai ka hyrë në sistemin e kullimit, që ndodhet në një lumë aty pranë, pas së cilës humbi orientimin dhe u zhduk në një labirint të errët.

Pamjet e operacionit të shpëtimit janë bërë virale në rrjetet sociale dhe ne shohim një burrë që del në sipërfaqe, qartësisht i munduar nga përvoja.

Ndryshe, Antonio është dërguar menjëherë në spital, por nuk dihet gjendja e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version