Telegrafi

Meksika mposht Rusinë, kalon tutje nga Grupi A së bashku me Portugalinë (Video)

Meksika ka arritur të mposht Rusinë me rezultat 2-1 në ndeshjen e tretë të Grupit A në Kupën e Konfederatave “Rusia 2017”.

Kombëtarja e Meksikës ka arritur të zhvilloj një ndeshje të madhe ndaj Rusisë, duke u rikthyer nga disavantazhi për ta fituar një ndeshje me shumë vlerë.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 25 dhe ishte Aleksandr Samedov, i cili kaloi Rusinë në epërsi 1-0 ndaj Meksikës.

Megjithatë, gëzimi i rusëve zgjati vetëm pesë minuta pasi Nestor Araujo shënoi një gol të bukur me kokë për 1-1 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë ishte Hirving Lozano, i cili shënoi në minutën e 52 dhe vulosi rezultatin përfundimtar dhe fitoren e Meksikës me rezultat 2-1. /Telegrafi/