Meksika e ka fituar trofeun më të çmuar në Amerikën Qendrore dhe atë të Veriut, ‘Gold Cup’, pasi në finale i ka mposhtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndeshja që u zhvillua në stadiumin Soldier Field në Çikago në orën 03:00 sipas kohës tonë lokale solli vetëm një gol. Përballja në mes të meksikanëve dhe amerikanëve përfundoi me rezultat 1-0, ndërsa goli i fitores u shënua në pjesën e dytë.
Pjesa e parë në mes të dyja skuadrave ishte më e qetë dhe më e kujdesshme, duke ditur se po luajnë për trofeun e madh të CONCACAF Gold Cup.
Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Jonathan dos Santos në minutën e 73-të, pas një asistimi fenomenal që pranoi nga Raul Jimenez.
Meksika ne kishte mposhtur Haitin në gjysmëfinale, ndërsa nga ana tjetër SHBA kishte punë me Xhamajkën. /Telegrafi/