Meksika tanimë ka regjistruar më shumë se 100 mijë viktima nga coronavirusi që nga fillimi i pandemisë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Meksika renditet e katërta në botë për nga numri i të vdekurve nga virusi vdekjeprurës, pas SHBA-së, Brazilit dhe Indisë.
Numri i përgjithshëm i të prekurve në vend bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins vlerësohet të jetë rritur në më shumë se 1 milion.
Në anën tjetër, deri më tani janë infektuar në botë më shumë se 57 milionë njerëz, derisa numri i përgjithshëm ka shkuar në 1.3 milion. /Telegrafi/