Telegrafi

Mekanizmi imun lufton alergjenët

Burimi: University of Pittsburgh Schools of the Health Sciences

Për herë të parë hulumtuesit nga Universitetit i Pittsburghut kanë identifikuar komponentët gjenetike të qelizave dendrite të cilët janë çelësi i përgjigjes së çrregulluar imune te astma dhe sëmundjet e ndryshme alergjike. Duke shënjestruar këto elemente mund të zhvillohen barna shumë më efektive të cilat do t’i mjekonin çrregullimet astmatike dhe astmën.

Qelizat dendrite janë vitale për përgjigjen imune në atë që quhet, kapje dhe paraqitje të mikroorganizmave kërcënues limfociteve T (qeliza tjera imune të cilat prodhojnë proteina të fuqishme të njohura si citokine, të cilat i rrethojnë dhe i shkatërrojnë invaduesit). Megjithatë, grupi studiues nga Pittsburghu shkon më tutje për të sqaruar rrugën të cilën e shfrytëzojnë alergjenët për të vepruar në mënyrë të drejtpërdrejtë në qelizat dendrite duke vënë në lëvizje diferencimin e limfociteve T.

“Deri më tani e kemi identifikuar një molekulë, c-Kit, e cila është qendra e procesit reagues alergjik. Kemi treguar se gjenet e koduara për c-Kit dhe interleukinën 6 (IL-6) aktivizohen dukshëm kur alergjenët janë të pranishëm, mirëpo c-Kit është molekula e parë e cila nxitet ”, ka thënë Anuradha Ray, bashkautore dhe profesoreshë e imunologjisë.

Këto shkencëtarë pohojnë se një terapi e orientuar kundër c-Kit në veçanti të qelizave dendrite, duke përdorur komponentë lidhur me inhibitorët e c-Kit, (siç është Gleevec, një bar i aprovuar për trajtimin e kancerit), mund të lehtësojnë sëmundjet alergjike dhe sëmundjet inflamatore të zorrëve. /Telegrafi/