Admir Mehmedi ka shënuar edhe një gol me Bayer Leverkusenin.
Sulmuesi me prejardhje shqiptare ka shënuar golin e barazimit 1-1 të skuadrës së tij ndaj Ingolstadin.
Goli i Mehmedit erdhi në minutën e 63-të nga afërsia, pasi më parë u shërbye nga Julian Brandt.
Ky është goli i katërt i Mehmedit në këtë sezon të Bundesligas. /Telegrafi/