Admir Mehmedit ka shënuar edhe një gol në Bundesliga.
Reprezentuesi zviceran me prejardhje shqiptare po vazhdon me formën e mirë te skuadra e Bayer Leverkusen.
Sulmuesi nga Gostivari ka shënuar përsëri për skuadrën e tij në fitoren shumë të vlefshme 2-1 në udhëtim te Wolfsburg.
Mehmedi ka shënuar golin e barazimit në minutën e 77-të të ndeshjes nga afërsia.
Goli i Mehmedit erdhi pas një asistimi të saktë të mbrojtësit të ri Benjamin Henrichs. /Telegrafi/
https://twitter.com/Football__live_/status/792382412181438464