Pas humbjes 6-0 nga Bayern Munichu, Wolfsburgu i është kthyer fitores në Bundesliga.
“Ujqërit” arritën të fitojnë ndaj Fortuna Dusseldorf me rezultat 5-2 në kuadër të xhiros së 26-të në kampionatin elitar gjerman.
Të parët në epërsi në Volkswagen Arena kaluan mysafirët në minutën e 30-të me anë të Kaan Ayhan, por pas katër minutave Wolfsburgu barazoi rezultatin.
Happy birthday, Admir Mehmedi! 2️⃣8️⃣🎉 pic.twitter.com/sxqxHDdob8
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) March 16, 2019
Golin për vendasit e shënoi Admir Mehmedi, shqiptari shënoi mjeshtërisht duke treguar klas. Me e bukura e këtij golit ishte se erdhi në ditëlindjen e tij, dhurata më e bukur që mund t’i bënte vetes.
Përveç sulmuesit Wout Weghorst, i cili shënoi tre gola dhe dhuroi dy asistime në këtë ndeshje, 28-vjeçari nga Gostivari ishte lojtari me notën më të lartë për skuadrën e tij.
Ky ishte goli i gjashtë i Mehmedit në Bundesliga këtë sezon, por ai ka edhe tri asistime. Golat nga kjo ndeshje mund t’i shikoni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/
#WOBF95 Ein geiles Spiel geht zu Ende! #immernurdu #VfLWolfsburg pic.twitter.com/Bf4NqhNlV9
— VfL Wolfsburg (@VfL_Wolfsburg) March 16, 2019