Futbollisti i Zvicrës me prejardhje shqiptare, Admir Mehmedi, ka treguar një vaki interesante që i ndodhi atij pas ndeshjes me Rumaninë.
Admir Mehmedi ishte heroi i Zvicrës në barazimin e përfaqësues së tij përball Rumanisë me rezultat 1:1, pasi ishte ai shënuesi i golit të vetëm.
Por, ky gol që doli të jetë i barazimit ka befasuar jashtë mase sulmuesin helvetik, pasi me befasia më e madhe i ndodhi pasi ndezi telefonin e tij pas ndeshjes.
“A keni marrë urim nga Roger Schmidt (trajneri i Leverkuzenit)? Nuk e di. I kam 100 mesazhe në telefon dhe nuk i kam lexuar të gjitha”, ka deklaruar Mehmedi për gazetën zvicerane Blick.
“Kam bërë punën time, si gjithmonë. Unë kam punuar edhe në tri javët e fundit, edhe pse disa njerëz lojën time kundër Shqipërisë nuk e kanë vlerësuar. Unë jam shumë mirë fizikisht”, ka deklaruar Mehmedi. /Telegrafi/