Telegrafi

Mehmedi protagonist në fitoren ndaj Dortmundit (Video)

Bayer Leverkusen ka fituar derbin e javës së gjashtë të Bundesligas ndaj Borussia Dortmund.

‘Farmaceutikët’ kanë arritur të shënojnë një fitore të vlefshme në shtëpi ndaj Dortmundit, pasi triumfuan me rezultat 2-0.

Në këtë ndeshje protagonist ishte edhe sulmuesi me prejardhje shqiptare, Admir Mehmedi, i cili shënoi golin e parë të takimit.

Mehmedit shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 10-të, pas harkimit milimetrik nga rivënia këndore e Hakan Calhanoglu.

Me këtë gol përfundoi edhe pjesa e parë e takimit në mes të dy skuadrave të mëdha gjermane.

Pjesa e dytë e takimit ishte edhe më interesante, pasi Dortmundi kërkonte të barazoi rezultatin.

Megjithatë, kjo nuk rezultoi me sukses, pasi Leverkusen shënuan edhe njëherë me anë të Chicharitos.

Goli i sulmuesit meksikan erdhi në minutën e 79-të pas asistimit të njeriut që asistoi edhe Mehmedin, Hakan Calhanoglu. /Telegrafi/