Telegrafi

Mehmedi nuk arrin ta kalojë lëndimin, mbetet jashtë botërorit Rusia 2018

LISBON, PORTUGAL - OCTOBER 10: Cedric of Portugal competes for the ball with Admir Mehmedi of Switzerland during the FIFA 2018 World Cup Qualifier between Portugal and Switzerland at the Luz Stadium on October 10, 2017 in Lisbon, Lisboa. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Admir Mehmedi nuk ia ka dalë ta kaloj me sukses lëndimin e pësuar javë më parë.

Sulmuesi shqiptar që aktivizohet në kampionatin gjerman me Wolfsburgun është futur në listën e Përfaqësueses së Zvicrës.

Trajneri Vladimir Petkovic e kishte futur në listën e gjerë por që nuk do ta ftojë edhe në listën finale.

Mehmedi nuk ka arritur ta kalojë me sukses lëndimin dhe kësisoj do të mbetet jashtë botërorit.

Admir Mehmedi gjatë një ndeshje me Përfaqësuesen e Zvicrës. (Getty Images)

“Është një vendim i kokës pasi zemra më thoshte se duhej të isha në botëror”.

“Unë mendova se nuk do të mund ta ndihmoja dot skuadrën për t’i arritur objektivat”, u shpreh Mehmedi.

Në kampionatin botëror, Zvicra do të jetë në grup me Brazilin, Serbinë dhe Kosta Rikën.

Mehmedi ka luajtur edhe më parë në Kampionatin botëror me Zvicrën por edhe në Euro 2016. /Telegrafi/