Admir Mehmedi ka folur në tubimin e Kombëtares zvicerane, ndërsa ai vjen pas një forme të mirë me Bayer Leverkusenin.
Ai shëno një gol të bukur me Borussia Dortmundin, ndërsa mori shumë urime dhe goditje në shpinë nga bashkëlojtarët.
“Kam pasur shumë urime, gjithashtu edhe përmes mesazheve. Por unë vijoj rrugëtimin tim”, ka thënë fillimisht Mehmedi.
Martesa dhe ndryshimi i tij
Në 18 korrik Admir Mehmedi është martuar në Gostivar me të dashurën e tij Sevdije.
“Nuk jam tip festiv. Jam një person që nuk tregoj emocionet dhe bile nuk jam shumë emocional. Megjithatë gjatë martesës kisha shumë emocione. Pas martesës jam bërë më i balancuar”.
Mehmedi tregon gjithashtu se gjatë periudhës së fundit vrapon më shumë se më parë. Ndeshjen e fundit me Leverkusen ka vrapuar 13 kilometra.
“Me Hungarinë do jetë e vështirë, por e rëndësishme është fitorja e kombëtares”.
“Në vitin e fundit të karrierës dua ta përfundojë në FC Winterthur. Aty ndjehem shumë mirë dhe familja ime jeton aty”, përfundoi ai. /Telegrafi/