Freiburgu e bëri të famshëm në Gjermani dhe tani do të rikthehet për të luajtur ndaj ish skuadrës së tij.
Fjala është për sulmuesin shqiptar, Admir Mehmedi i cili me Leverkusenin do të përballen të dielën me Freiburgun.
Mehmedi thotë se është emocionuese për të të kthehet në shtëpinë e tij, duke aluduar në stadiumin e Freiburgut.
“Është emocionuese për mua të rikthehet përsëri në shtëpinë time dhe të luaj ndaj Freiburgut”.
Tutje djaloshi nga Maqedonia ka folur edhe për trajnerin e Freiburgut, Christian Streich.
“Ai iu jep lojtarëve afërsi që ata të ndihen të rëndësishëm. Për mua personalisht, Streich është një trajner dhe njeri i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Mehmedi.
Ndeshja mes Freiburg dhe Bayer Leverkusen do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 15:00.
Njëherit kjo ndeshje do të jetë edhe derbi i shqiptarëve, pasi në radhët e vendasve aktivizohet Amir Abrashi. /Telegrafi/