Faruk Statovci javë më parë u bë pjesë e mediave me skuadrën e tij Minatori.
Ai ka sulmuar gjyqtarët dhe lojtarët kundërshtarë në ndeshjen mes Minatorit dhe Kikas.
Por në vendimet e sotme FFK e ka dënuar vetëm me para Statovcin.
Më poshtë mund ta shihni vendimin:
FARUK STATOVCI: kryetrajner në klubin e futbollit “MINATORI“ nga Magura e Lipjanit me numër të licencës 259 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor për manifestim të sjelljeve josportive në ndeshjen e javës së XXIV-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupin B; MINATORI (M) – KIKA, e zhvilluar me datë 30.04.2017 në Magurë të Lipjanit (raportet plotësuese të zyrtarëve dhe deklarata e të pezulluarit)
DËNOHET
Me të holla në shumë prej 250 euro (dyqind e pesëdhjetë) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati pagimit të dënimit të shqiptuar me të holla është 15 ditë nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës – respektivisht nga data e pranimit (rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).