Site icon Telegrafi

Megjithëse SHBA-ja ia kishte tërhequr vërejtjen Vuçiqit, Serbia blen pajisje ushtarake kineze

Vetëm pak orë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se javën e ardhshme do t’i prezantojë publikut armën më të fuqishme të ushtrisë serbe, gjashtë aeroplanë transportues ushtarakë kinezë u ulën pranë fqinjëve tonë verior.

Mbrëmë, pas stërvitjes ushtarake “Mburoja e zjarrit 2022” e mbajtur nga ushtria serbe, Vuçiq tha se të martën ose të mërkurën do të prezantohen armët e reja, të cilat do të jenë “arma më e fuqishme që do të ketë Serbia deri më tani”.

https://twitter.com/200_zoka/status/1512783225252372482

Me siguri të lidhur ngushtë me këto njoftime, shërbimi i gjurmimit të fluturimeve dje ka regjistruar lëvizjen e gjashtë aeroplanëve mallrash Y-20 të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, të cilët lëvizën drejt hapësirës ajrore të Serbisë.

Aeroplanët kinezë të mallrave u ulën në aeroportin ndërkombëtar Nikola Tesla të Beogradit dhe vëzhguesit vunë re shenjat e tyre.

Më vonë u raportua se aeroplanët ia dorëzuan ushtrisë serbe sistemin kundërajror me rreze të mesme HQ-22. Washington Post shkroi se qeveria amerikane e kishte paralajmëruar në vitin 2020 Beogradin për blerjen e këtyre pajisjeve.

Serbia thuhet se zgjodhi HQ-22 në vend të sistemit anti-ajror të Rusisë S-300, në një veprim të befasishëm.

Çmimi mund të jetë një faktor kryesor në një vendim të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version