Talebanët kanë rënë dakord të lejojnë shtetasit afganë me dokumente ligjore të udhëtojnë pas muajit gusht. Ambasadori gjerman në Afganistan, Markus Potzel shkroi në Twitter të mërkurën.
Potzel u takua me Sher Mohammad Abbas Stanekzai, Zëvendës Shef i byrosë politike të Talebanëve dhe ekipin e tij “për një diskutim gjithëpërfshirës” në Doha të martën, tha Potzel.
Ata diskutuan një “nevojë urgjente” për një aeroport funksionues në Kabul si një parakusht për praninë diplomatike dhe OJQ -ve në Afganistan.
Director Stanekzai assured me that Afghans with legal documents will continue to have the opportunity to travel on commercial flights after 31 August.
— Potzel Markus (@PotzelMarkus) August 25, 2021
Met Dy Director TPO Sher Abbas Stanekzai and his team for a comprehensive discussion in Doha yesterday. We talked about the urgent need for a functioning airport in Kabul as a prerequisite for diplomatic & NGO presence in AFG.
— Potzel Markus (@PotzelMarkus) August 25, 2021
“Drejtori Stanekzai më siguroi se afganët me dokumente ligjore do të vazhdojnë të kenë mundësinë të udhëtojnë me fluturime komerciale pas 31 gushtit”, tha Potzel.
Kjo vjen një ditë pasi Talebanët thanë se “nuk po lejonin më evakuimin e afganëve” duke deklaruar se SHBA -të duhet t’i përmbahen afatit të javës së ardhshme për t’u tërhequr.
Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden ka pohuar se do t’i përmbahet vendimi që të largohen nga Afganistani deri më datën 31 gusht. /Telegrafi/