Paris Saint-Germain do të përballet me Manchester City pa shërbimet e Marco Verrattit.
Sonte, në Ettihad Stadium do të zhvillohet akti i dytë i çerekfinales së pagëzuar si El Cashico.
Verratti është duke u shëruar nga një lëndim në ije të këmbës dhe për këtë arsye nuk do të paraqitet në takimin e sotëm që pritet të fillon në ora 20:45.
Vendimi është marrë nga klubi në marrëveshje me lojtarin, ku Veratti është duke e rimarrë veten dhe pritet që në takimet e ardhme të kampionit francez të paraqitet në fushat e blerta. /Telegrafi/