Site icon Telegrafi

Megjithatë një skuadër kosovare do të luajë në Evropë

ALKMAAR, NETHERLANDS - OCT 03: Uefa Europa League flags against the cloudy blue sky in the AFAS Stadion on October 03, 2013 in Alkmaar, Netherlands. AFAS Stadion is the home base of the football team AZ Alkmaar.

Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Feniksi nga Drenasi është skuadra e parë kosovare që do të luaj në garat evropiane.

Indeksonline ka siguruar dokumentin ku UEFA i ka dërguar kësaj skuadre ftesën për hedhjen e shortit në Nyon të Zvicrës.

Kjo ftesë për Feniksin vije vetëm katër ditë pasi ata siguruan titullin e kampionit në Futsall në Kampionatin e Kosovës ku e mposhtën Liburnin pas tri ndeshjeve me bilanc të përgjithshëm, 2-1 me fitore.

Skuadra nga Drenasi po vazhdon ta dominojë futsallin në Kosovë viteve të fundit pas investimeve që ka bërë në skuadër duke angazhuar yjet të njohur në skuadër si Mentor Mejzini, Shpend Ibrahimi e Narcis Alibegu.

Exit mobile version