Telegrafi

Megjithatë, Munishi nuk largohet prej Vëllaznimit

Ismet Munishi ka marrë një vendim të ri, një ditë pasi ofroi dorëheqjen nga Vëllaznimi.

Munishi ka treguar se ka patur një takim mëngjesi me kapitenin dhe lojtarët të cilët e kanë shtyer të ndërroi mendje.

“Kam biseduar në mëngjes me kapitenin dhe lojtarët. Ajo që mund të ua them është se kam vendosur të vazhdoj me Vllaznimin.

Do të përgatitemi për ndeshjen e radhës ndaj Gjilanit. Do t’i lëmë përfundi milionerët e Superligës”, ka thënë Munishi për Indeksonline.

Lexo po ashtu Presidenti i Vëllaznimit, Gashi: Nuk e lëshojnë Ismet Munishin, klauzola e largimit është 200 mijë euro

Ai ishte larguar dje, derisa kryetari Shkelzen Gashi kishte thënë për Gazetën Olle se klauzola e largimit të tij është 200 mijë euro.