Manifestimi tradicional “Takimet e vendlindjes” ka bashkuar sot të gjithë banorët e Medvegjës, që jetojnë në trojet të ndryshme.
Një numër i madh i banorëve të Medvegjës që jetojnë në Kosovë por dhe nga diaspora u bënë bashkë për të treguar se dikur ky vend kishte më shumë shqiptarë, por që situata e brishtë politike dhe presionet nga forcat serbe i detyruan ata të shpërngulen për një jetë më të mirë.
Zv/kryetarja e Komunës së Medvegjës, Leme Xhema thotë se është duke u punuar për rikthimin e banorëve përmes zhvillimit ekonomik./21Media/