Telegrafi

Mediumi nga Katari e zyrtarizon blerjen e Man United nga Sheikh Jassim

Sheikh Jassim ka fituar garën për të blerë Manchester United, sipas asaj që raporton Al Raya nga Katari.

Në këtë lajm bëhet e ditur se kanë mbetur pak orë nga zyrtarizimi i marrëveshjes mes sheikëve të Katarit dhe Familjes Glazer.

“Pritet që kontrata e blerjes së Manchester United të nënshkruhet nga familja Glazer që zotëron klubin brenda orëve të ardhshme”, thuhet në këtë raportim.

Lexo po ashtu "Nuk mund të zgjidhja një" - Marcus Rashford emëron lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur

“Jassim tani ka filluar të shprehë besimin e tyre në fitore dhe ata besojnë se është vetëm çështje kohe para se të bëhet njoftimi zyrtar”.

Mediat angleze nuk kanë raportuar ende për këtë, përveç një përditësimi mjaft të paqartë nga Rio Ferdinand.

Jassim thuhet se do të paguajë 7.5 miliardë euro për të blerë klubin. /Telegrafi/