Mediat gjermane kanë zbuluar emrat e pesë futbollistëve, të cilët mendohet se ishin kundër trajnerit italian, Carlo Ancelottit, i cili u shkarkua dje (e enjte) nga posti i trajnerit të Bayern Munichut.
Trajneri italian u shkarkua nga posti i trajnerit të gjigantit bavarez pas nisjes së dobët të kampionatit, ndërsa kulmi ishte humbja e thellë 3-0 ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, deri te shkarkimi i Ancelottit erdhën pasi pati edhe disa faktorë tjerë dhe jo vetëm rezultatet e dobëta në fushë.
Presidenti i klubit, Oli Hoeness theksoi se trajneri italian, pasi pesë lojtarë kundër tij, dhe skuadra nuk mund të merrte rezultati, teksa u detyruan ta marrin vendimin e shkarkimit.
Mediumet gjermane theksojnë se janë pesë lojtarë nga ‘garda’ e vjetër, të cilët kanë ndikuar në shkarkimin e trajnerit italian.
Sipas mediumit gjerman Sport1, sulmuesi Thomas Muller, anësorët e sulmit, Franck Ribery e Arjen Robben dhe dy qendërmbrojtësit Mats Hummels dhe Jerome Boateng ishin kundër Ancelottit.
Megjithatë, edhe pse u shkarkua, Ancelotti thuhet se është vërshuar menjëherë nga ofertat, ku përmendet emri i Milanit dhe PSG-së për stolin e trajnerit. /Telegrafi/