Telegrafi

Mediat spanjolle shpallin fundin e epokës, ato gjermane tallen me Italinë

Pak kush e kishte imagjinuar se spanjollët do të përgatisnin valixhet për t’u larguar nga Euro 2016 pa kaluar as fazën e 1/8, e aq më pak ndaj një Italie që pasqyrohej si e pashpresë para fillimit të kampionatit.

Marca shkruan “Përfundoi një cikël. Spanja e Del Bosques sapo ka humbur 2-0 kundër Italisë. Spanja kampione humbet dhe përshëndet Evropianin”.

Në Barcelonë, faqja e sportit është akoma edhe më dramatike. “Spanja eliminohet nga Evropiani.”

AS është akoma edhe më e ashpër se Marca. Jo fundi i një cikli, por fundi i një epoke. Në përmbledhje ajo sulmon lojtarët e Del Bosque: Një pjesë e parë shkatërruese ku De Gea evitoi një goleadë.

E ndërsa italianët janë në festë, gjermanët ironizojnë: Spanja jashtë. Të kaltrit? Gjyshërit italianë janë gati për Loew.