Jetmir Sefa shkon te Liria. Mesfushori nga Tirana ka gjetur marrëveshjen me klubin nga Prizreni, duke mbyllur gjithçka me shpejtësi dhe duke firmosur sot.
Tashmë 30 vjeç, Sefa nis një aventurë të re, duke i shtuar edhe një klub CV-së së tij të pasur, ndërsa del për herë të parë nga Shqipëria.
Vendimtar në kalimin e tij në Kosovë ka qenë natyrisht ish-shoku i skuadrës Bledi Shkëmbi, tashmë trajner i Lirisë, i cili e ka deklaruar edhe më parë se do të kërkojë disa elemente nga futbolli ynë, shkruan sportekspres.
Mesfushori sezonin e fundit ndihmoi Kamzën të ngjitej në Superiore, por më parë ka luajtur gjithnjë në elitë, duke e nisur te Tirana, duke dalë kampion me Bledi Shkëmbin në Korçë në vitin 2010/2011 e duke vazhduar më pas te Kastrioti, Bylisi, Tirana e Vllaznia.